Në Qendrën Sociale në Gazi Babë: Qytetarët presin radhën, punonjësit në facebook!

Në Pa Censurë sapo ka arritur një denoncim nga qytetari i cili është duke pritur radhën bashkë, me shumë qytetarë tjerë tek Qendra Sociale në Gazi Babë. Ai na shkruan:

“Jam duke pritur radhë nga ora 8 tek Qendra Sociale në Gazi Babë, jemi shumë qytetarë që presim, kur i pyetëm se pse nuk na pranojnë brenda, një administratorë mu drejtua se ne e fillojmë punën nga ora 9. U silla rreth e qark Qendrës Sociale dhe pashë një administratorë i cili surfonte në internet. Sa ju duket e logjikshme të presim me orë të tëra për një shërbim të thjeshtë!
Ky është turp.” shkruan qytetari.

Vazhdimisht në Pa Censurë, denoncohen parregullsitë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët!