Plazhet në Greqi asnjëherë nuk kanë qenë kaq të zbrazëta në këtë periudhë të vitit. Për shkak të pandemisë globale me virusin korona, vendi, bukurinë e të cilave e njeh e gjithë bota, ende po i pret turistët. Edhe pse për aranzhmane kanë paguar kohë më parë, një numër i madh turistësh për shkak të kufijve të mbyllura nuk mund të arrijnë në destinacionin e përcaktuar. Bashkëbiseduesja jonë e cila deshi të mbetej anonime, tha se aranzhmanin për këtë vit e ka paguar që në janar.
“Duhej të shkonim në Greqi më 31 maj, në Polihoro. Për shkak të rrethanave me korona virusin, Agjencia na lajmëroi se jemi të penguar për të shkuar në pushim. Na ofruan vaucer të cilin do të mund ta shfrytëzojmë deri në vitin 2021. Këtë vit nuk do të shkoja askund në pushim, as në Greqi e as në Maqedoni,” tha një fituese e vauçerit.