Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sqaroi sot se për cilët punonjës vlen dekreti me të cilin duhet të kthehen në punë prindërit që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeç.
Në një deklaratë për mediat, Filipçe vuri në dukje se dekreti i qeverisë zbatohet për ata prindër, fëmijët e të cilëve janë deri në 10 vjeç dhe që shkojnë në shkollë.
Kjo do të thotë që në punë kthehen vetëm ata prindër fëmijët e të cilëve mësojnë në shkollë fillore, por jo ata prindër, fëmijët e të cilëve shkojnë në kopsht.
“Po flasim për prindërit e fëmijëve të moshës shkollore sepse tani sigurisht që shkollat nuk funksionojnë. Mbetet në fuqi vendimi për prindërit e fëmijëve që shkojnë në kopshte të cilat nuk funksionojnë tani, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e shoqatës “Borka”.
Në dekretin e Qeverisë të miratuar të martën theksohet se në seancën e sotme të 74-të, qeveria e pranoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, me të cilin nga kategoritë e personave që lirohen nga puna dhe aktivitetet e punës – prindër të fëmijëve deri në moshën 10 vjeç, gjatë kësaj periudhe të kthehen në punë vetëm prindërit e fëmijëve të përfshirë në procesin arsimor në shkolla, duke pasur parasysh që viti shkollor 2019/2020 ka mbaruar.