Në PSP shpërthen gypi dhe shkatërron fakte të rëndësishme të tre lëndëve

Në një përmbytje nga gypi i shpërthyer në hapësirat e PSP-së javën e kaluar, është shkatërruar dokumentacion për tri lëndë të rëndësishme: “PERANDORIA”, “TREQIND” dhe “SPIUNI”.

Informacion u konfirmua ekskluzivisht në emisionin e Alsat-M, 360 gradë nga PSP-ja.

Për shkak të disa problemeve të gypave të instilacionin të nxehjeve qendrore, në objektet e PSP-së, ku janë të vendosura lëndët e përgjimeve, ka shpërthyer njëri nga gypa. Me çka është shkatërruar një pjesë e dokumentacionit të disa lëndëve të PSP-së, midis të cilave “PERANDORIA”, “TREQIND” dhe “SPIUNI”. Duhet të potencohet se në këtë prokurori publike i gjithë dokumentacioni paraprakisht skanohet, mirëpo nëse vërtetohet se janë shkatërruar dokumente që nuk ekzistojnë në formë elektronike, do të kërkohet të ri gjenerohen të njëjtat.

Për momentin po shqyrtohet shkaqet si ka ardhur deri te shpërthimi i gypit dhe po bëhet analizë e brendshme me çka do të bëhet vlerësimi i dëmit të përgjithshëm, kanë thënë nga PSP-ja.