Laçi është mbushur ditën e sotme me flamuj për vizitën e presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan.
Erdogan do të vijë në Shqipëri më 17 janari në një takim me kreun e qeverisë Edi Rama dhe pritet që të shohë nga afër ndihmën e shtetit turk për banesat e rindërtuara pas tërmetit.
Po ashtu mësohet se Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa pritet të miratohen edhe 7 marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke.
Sipas axhendës së publikuar pritet që Erdogan ku do të mbërrijë në Tiranë në datë 17 janar rreth orës 09:00 dhe do të pritet nga kryeministri Edi Rama në aeroport. Më pas ai do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.