Mëngjesin e sotëm në rrugën Prilep – Gradsko, në një kamion mallrash me targa të Shqipërisë policia ka kapur 50 kilogramë ma*rij*uanë, me vlerë rreth 200,000 euro. Destinacioni përfundimtar ishte Greqia, ndërsa është arr*estuat dhe një person, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angelovski.
“Është ndaluar një makinë mallrash “MAN” me targa të Shqipërisë, e që drejtohej nga B.J. (40) nga Republika e Shqipërisë. Shtetasi shqiptar i ka ofruar para policëve për të mos kryer kontrolle. Policia ka kryer kontrolle, pas çka janë gjetur dy qese ku janë futur 50 pako me ma*rij*uhanë pe peshë të përgjithshme prej 50 kilogramëve. Vlera e dr*ogës kap vlerën e 200.000 eurove. Shoferi është privuar nga liria”, thonë mes tjerash nga MPB.