Në pesë vjetorin e vdekjes së Lecit: Cima me fjalë prekëse për mikun e tij

Humoristi i njohur shqiptar Rasim Thaçi, apo siç njihet nga publiku si ‘Cima’ , ka kujtuar pesë vjetorin e vdekjes së kolegut të tij Ibrahim Krajkovës-Lecit, shkruan Gazeta Metro.
Duke kujtuar pesë vjetorin e ikjes në amshim të Lecit, Cima ka shkruar se është e vështirë për të, duke kujtuar kohërat e kaluar bashkë.

Ai tutje ka thënë se Leci do të jetë gjithmonë në mendjet e të gjithëve.
Vlen të theksohet se personazhet e humorit shqiptar, Cima dhe Leci kanë qenë ndër me të dashurit për qytetarët e Kosovës..

Postimi i plotë:
5 vite nga ikja yte në amshim Lec i dashtun!
Është e vështirë me të përkujtu shokë i dashtun , ditë e natë bashkë , në koncerte bashkë , në udhëtime bashkë , në kafe bashkë … bashkë dhe vetëm bashkë.
Koha po kalon , mirpo ti egziston gjithmonë në mendjet tona 🙏.