Në pesë muaj janë mbledhur 23.6 milionë euro nga pikëpagesat në Maqedoni

Nga mbledhja e taksave në pesë muajt e parë të vitit janë mbledhur 1.454.587.856 denarë (23.651.835 euro), që në raport me periudhën e njëjtë për vitin 2023 paraqet rritje ose më shumë të hyra të realizuara për 132.635.906 denarë (2.156.681 euro).

Tendenca e rritjes së të hyrave të realizuara në vitin 2024 është konstante, me një rritje prej 10,2 për qind për periudhën janar-maj të këtij viti, njoftoi për MIA-në Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRSH).

Shuma e mjeteve të mbledhura nga taksat është e ndryshme dhe varion nga 155.827.545 denarë në Romanovcë deri në 53.038.529 denarë në Demir Kapi.

NPRSH e mbylli vitin e kaluar me një të ardhur rekord nga taksat në vlerë prej 62 milionë euro, 100 për qind më shumë krahasuar me vitin 2020 kur arkëtimi ishte 34 milionë euro. Në vitin 2021 në atë bazë janë mbledhur 46 milionë euro, ndërsa në vitin 2022 53 milionë euro. Të hyrat e përgjithshme të NPRSh-së nga mbledhja e taksave për vitin 2024 janë parashikuar në shumën prej 4.400.000.000 denarë.