Në origjinën e Omicron, shkencëtari: “Pse varianti i ri vjen nga minjtë”

Varianti i ri i COVID, Omicron mund ta ketë origjinën nga minjtë. Kjo është hipoteza e mbështetur nga të dhëna të shumta që një grup studiuesish kinezë të udhëhequr nga Wenfeng Qian, do të publikojë në “Journal of Genetics and Genomics”.

Sipas studiuesit Wenfeng Qian ky është i vetmi shpjegim për numrin e lartë të mutacioneve. Sipas tij duket qartë se mutacioni nuk ka evoluar nga variantet e mëparshme, por ka pasur një evolucion në vetvete, paralel, i cili ka kaluar në dinakëri. Hulumtimet e fundit i bëjnë ekspertët të besojnë se Omicron është rezultat i një kërcimi të dyfishtë të specieve, i cili vjen nga minjtë, shkruan La repubblica.
Studimi i profesor Qian dhe ekipi i tij sugjeron se origjina e Omicron gjendet tek çdo lloj kafshe përveç njerëzve.

“Proteina Spike, për shkak të aftësisë së saj për t’u lidhur me qelizat pritëse, përcakton se cilat dhe sa specie kafshësh mund të infektohen me virusin. Tani varianti Omicron ka grumbulluar numrin më të madh të mutacioneve në proteinën Spike midis më shumë se 6 milionë varianteve të Sars-CoV-2 që janë renditur dhe dihet se kanë evoluar tek njerëzit. Kjo veçori e Omicron, numri i lartë i mutacioneve, mund të shpjegohej lehtësisht nëse paraardhësi i Omicron do të kishte kaluar nga njerëzit në një specie jo njerëzore. Sepse ky ‘hap’ do të kërkonte një numër të konsiderueshëm mutacionesh që Spike të përshtatej me speciet e reja”, shpjegoi studiuesi.

Gjithasthu profesori sqaroi pse mendojmë pikërisht për minjtë.
“Në studimin tonë ne identifikuam gjithashtu mutacione të proteinave Spike në variantet e Sars-CoV-2 të izoluara në 17 lloje të tjera të kafshëve – duke përfshirë macet, qentë, drerët dhe vizon. Përveç varianteve që gjenden te njerëzit me infeksion kronik. Dhe në asnjë nga këto raste nuk kemi gjetur të njëjtin nivel të rëndësisë statistikore që kemi gjetur për mutacionet karakteristike të virusit kur ai infekton minjtë”.