Në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës


Nga sonte në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës, me ç’rast akrepat e orës do të kthehen një orë prapa. Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit të ardhshëm, kur përsëri fillon llogaritja verore e kohës. Përveç te ne, llogaritjen dimërore e aplikon edhe shumica e shteteve të kontinentit evropian, përveç Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë. Parlamenti Evropian më 4 mars 2019 votoi për të hequr ndryshimin sezonal të kohës nga viti 2021, por Këshilli i BE-së ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.