Për herë të parë, në këtë takim sipas burimeve të “Zëri.info” do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, presidenti Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, presidenti Thaçi sot do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.