Prokuroria Themelore Publike Veles ka dhënë urdhëresë për kryerjen e hetimeve kundër një qytetari të Velesit për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 i Kodit Penal.
I dyshuari në oborrin e shtëpisë së gjyshes së tij ku ka qëndruar herë pas here, mbante pa autorizim për shitje 420.6 gramë lëndë narkotike – mar*ihuanë. Drogën e paketuar në qese plastike e ka mbajtur në një fuçi metalike në oborr ku gjatë kontrollit e kanë gjetur policët e SPB Veles.
Duke marrë parasysh se i dyshuari tashmë është dënuar për të njëjtën vepër dhe se gjatë procedurës hetimore duhet të dëgjohen dëshmitarët e lidhur me të, Prokuroria Themelore Publike në Veles vlerësoi se egziston frika nga i dyshuari që e përsërit veprën dhe prek dëshmitarët. Për këtë arsye prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Veles për caktimin e masës së parabu*rgimit ndaj të dyshuarit.