Në një sallon masazhi, ngacmohet seksualisht dhe preket në vende intime një grua nga Shtipi


SPB Shtip ka informuar për ngacmime seksuale në një sallon masazhi në Shtip.

– Me datë 17.06.2024 në ora 16:45 në Stacionin Policor Shtip një grua 28 vjeçare ka raportuar se rreth orës 14:30 në një sallon masazhi në Shtip është ngacmuar seksualisht dhe është prekur në trup nga pronari i sallonit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas përfundimit të plotë të rastit do të dorëzohet raport adekuat, njoftoi SPB Shtip.