Në një parking në Shkup gjendet i vdekur një 43-vjeçar

MPB ka njoftuar se me 28.09.2024, në orën 16:20 në SPB Shkup, është raportuar se në Shkup, në zonën e Qendrës, në një parking pas një objekti hotelierik, është gjetur i vdekur T.T. (43) nga Velesi. Një mjek nga Ndihma e Shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme të dhunës. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.