Në një kafene të Tetovës arrestohet shtetasja e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë, gjysmë ore para mesnatës në një kafene në Tetovë është arrestuar një shtetase e Kosovës.

“Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në objekt hotelerik në Tetovë kanë arrestuar F.S.(30) nga Kosova për shkak të mosparaqitjes së qëndrimin në shtet. Ajo është mbajtur në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.