Në një fshat të Azerbejxhanit jetojnë 4 mijë shqiptarë, takohen me ministrin Pandeli Majko


Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, priti sot Shahin Omarov, konsull nderi për Shqipërinë në Ukrainë prej vitit 2015 dhe Robert Mobili, kryetar i komunitetit shqiptar ortodoks Udi në Azerbajxhan.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i komunitetit shqiptar të Azerbajxhanit pritet në një institucion zyrtar shqiptar.

“Komuniteti Udi, një prej komuniteteve më të vjetra në Azerbajxhan, është pasardhës i fisit Udi një prej 26 fiseve shqiptare që jetonin në Kaukaz, rreth shekullit V. Sot ata janë rreth 4 mijë banorë të vendosur në fshatin Nij, ku ende vazhdojnë të ruajnë gjuhën, fenë, kulturën dhe traditat e të parëve të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës