Në një bankë në Prishtinë raportohet se u deponuan 251 monedha 2-euroshe false

Në një bankë në Prishtinë është raportuar për 502 euro në monedha 2 euroshe të falsifikuara.

Zyrtari i bankës ka thënë se një person i ka deponuar 251 monedha 2 euroshe.

Po ashtu, ka raportuar edhe për një kartëmonedhë të falsifikuar.

“Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti mbetet në hetime.