Në Nikushtak të Likovës sulmohet një punëtor i EVN-së

Një punëtor i EVN Maqedoni është sulmuar fizikisht dje në Likovë gjatë kohës kur ishte me shërbim, njoftoi sot SPB Kumanovë.

“Dje në ora 15:30, në SPB Kumanovë, një punonjës i EVN Maqedoni ka raportuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës, është sulmuar fizikisht nga personi me inicialet N.S. “, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme i Kumanovës.
Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.