Në New York për Javën e Modës, përzgjidhet edhe biznesmeni ga*y shqiptar

Biznesmeni i njohur g*ay me origjinë shqiptare, Elton Ilirjani, që shpesh tr*azon opinionin publik shqiptar me sjelljen, mesazhet dhe deklaratat e tij ka nisur sprovën si model në New York.

Prej disa kohësh tashmë ai është zhvendosur të jetojë në New York dhe së fundmi ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij se dyqani më i njohur për risitë e botës që ndodhet në New York e ka përzgjedhur për të prezantuar veshjet më të veçanta unis*ex në Javën e Modës në New York.
Biznesmeni prej kohësh ekspozon veshje ekstravagante të stileve avangarde në New York me qendër në lagjen më të famshme atje, Soho.

Stilistët që ekspozojnë veshjet e tyre në këtë dyqan janë nga e gjithë bota dhe janë jashtë serisë së modës tradicionale.
Stilistët e veshjeve të biznesmenit do të jenë Laurence dhe Chico. Ata janë nga Kanadaja dhe kanë veshur emra të njohur në botën e muzikës, siç janë Rihanna, Lady Gaga apo Cardi B.