Në nder të 108-vjetorit të Pavarësisë në Shqipëri, Niagara në Kanada “ngjyroset” kuqezi

Ujëvara e Niagarës ka marrë mbrëmjen e 28 nëntorit ngjyrat e flamurit Kombëtar Shqiptar.
Në një postim në Facebook, ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, shkruan se simboli i vendit, mori ngjyrat kuqe e zi në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.
“Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik,” shkruan më tej ambasadori.

Postimi
Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.
Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik!
Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!
#niagarafalls #diasporashqiptare