Në muajin gusht nga pagesat rrugore janë mbledhur 7.804.840 euro

Në gusht të këtij viti, në pikëpagesat rrugore janë mbledhur 7,804,840 euro, që përfaqëson një rekord të arkëtimeve mujore. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, janë mbledhur 241,329 euro më shumë, informoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRSH) Koce Trajanovski, i cili sot vizitoi Qendrën Operative në Petrovec, njoftoi shërbimi për shtyp i NPRSH.

Trajanovski u informua se vazhdon trendi i rritjes së të ardhurave nga pagesat e taksave rrugore. Qendra Operative në Petrovec përfaqëson një njësi multifunksionale përmes së cilës monitorohet funksionimi i të gjitha stacioneve të pagesës dhe të gjitha aktivitetet e lidhura me to.

Për funksionimin e suksesshëm të saj, ishte e nevojshme të përforcohej kontrolli dhe pagesa elektronike, pasi kishte mungesë stafi në të ashtuquajturën Qendër e Kontrollit, e cila ndjek situatën në stacionet e pagesës në kohë reale, 24/7, përmes transmetimeve live. Në të njëjtën kohë, kryhet edhe kontrolli i funksionimit përmes sistemit të vëzhgimit me video, duke shqyrtuar materialin e regjistruar, informuan nga NPRSH./MIA/