Në moshën dyzetvjeçare ka ndëruar jetë aktivisti Naxhi Ademi nga Gostivari

Në moshën dyzetvjeçare ka ndërruar jetë Naxhi Ademi, një aktivist i shquar i jetës fetare, shoqërore dhe sportive nga Çajla e Gostivarit.
Naxhiu personaliteti i të cilit e bënte të afërt me të gjithë që e njihnin, prej dy muaj vuante nga sëmundja e kancerit, kurse tani e dy javë ka qenë i shturar në një Spital të Turqisë, ku dhe ka ndëruar jetë.

Naxhi Ademi njihet si sportdashës dhe aktivist i palodhur i fshatit ku lindi dhe qytetit ku veproi. Ka qenë në kryesinë e KF Rinia në fshatin Çajlë dhe pastaj në Gostivar, ku dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për avancimin e futbollit në Gostivar.
Ademi për një kohë të gjatë ka qenë i angazhuar edhe në Xhaminë e fshatit Çajlë, duke kontribuar vullnetarisht në çështjet administrative të Xhamisë. Naxhi Ademi ka mbaruar Fakultetin Juridik, dhe pas vetës ka lënë dy trashigimtarë.