Sot ka ndërruar jetë imami i njohur nga Veleshta e Strugës, Amdi Sheji. Lajmi është komunikuar nga Bashkësia Fetare Islame.
“Sot, ia dorëzoi shpirtin All-llahut, Hoxhë Amdi ef. Shej nga fshati Veleshtë, imam në xhaminë “Teqe” në Veleshtë.
Myftinia e Strugës në emër të Myftiut Mr. Salim ef. Sulejmani, hoxhallarëve dhe besimtarëve, ju shprehim familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta.
Familja humbi njeriun e tyre të dashur, xhemati i tij imamin, kurse Struga një hoxhë që i shërbeu xhematit dhe xhamisë gjatë gjithë jetës së tij. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta mëshiroje dhe ta shpërblejë me Xhennet!”, njoftoi BFI-Strugë.