Në Komisionin Komunal Zgjedhor (KKZ) – Shtip deri sot pasdite janë paraqitur 15 të sëmurë dhe persona invalidë të cilët do të votojnë në shtëpitë e tyre, një ditë para Referendumit 2018.
Kryetarja e KKZ-së – Shtip, Senka Andreeva tha se hapësirat e KKZ-së sonte do të jenë të hapura deri në mesnatë kur edhe përfundon afati për paraqitje. Ajo shtoi se nuk janë përfundimtare numrat e personave të paraqitur, ndërsa të hënën do të dihet edhe numri zyrtar i personave të sëmurë dhe personave invalidë të cilët do të votojnë më 29 shtator, transmeton MIA.
“Gjatë ditës pritet që të arrijë edhe materiali i besueshëm zgjedhor, ndërsa 48 orë para referendumit do të marrim edhe materialin e besueshëm zgjedhor. Përfunduan edhe trajnimet për anëtarët e këshillave zgjedhore”, tha Andreeva.
Ajo theksoi se Shtipi ka gjithsej 77 vendvotime, të cilat në ditën e Referendumit do të hapen në orën 7:00 ndërsa do të mbyllen në orën 19:00.