Në mesnatë akrepat e orës u kthyen 60 minuta prapa


Sonte në mesnatë akrepat e orës janë kthyet 60 minuta prapa

Kthimi i orës mundëson që mëngjesi të vij më herët, po ashtu edhe koha e mbrëmjes, ndërsa ndërrimi i orës në telefonat e mençur do të bëhet në mënyrë automatike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Evropian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.