Në mes të natës, deputetja e Kuvendit të Kosovës del i pastron rrugët e kryeqytetit

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, mbrëmë ka postuar një fotografi interesante në rrjetin social “Instagram”.
Aktroja në zgjedhjet e 14 shkurtit populli i besoi votën duke i dhënë mundësin të bëhet deputete. Ajo përmes fotografisë së postuar, shihet duke pastruar rrugët e Prishtinës.

“Se tani po thojnë s’po fshinë” ka shkruar deputetja Matoshi.

Ndryshe, Matoshi sot ka tërhequr vëmendje edhe me veprimin e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Përderisa kolegët e saj po përplaseshin verbalisht, ajo ka shfrytëzuar atë moment që të bëjë video.

Fillimisht duket se i bën video vetes, e më pas e kthen telefonin edhe në drejtim të daljes së Kuvendit dhe incizon kolegët.
Këtë video e ka postuar më pas në Instagram.

https://fb.watch/5jNMv05L1N/