Në mes të Drenicës gjuajnë “kallash” në koncertin e Don Xhonit


Don Xhoni mbetet një nga emrat më të kërkuar të momentit.
Reperi zgjodhi pikërisht vendlindjen e tij, Drenicën për të performuar disa nga hitet e tij.

Përmes postimeve në Instagram, shihet se ka pasur numër të madh të qytetarëve që janë argëtuar me këngët e tij.
Gjithashtu, përmes një Story të publikuar Don Xhoni ka treguar se ndihet krenar që gjatë këtij koncerti ka pasur edhe gjuajtje me armë.

“Oj Drenicë bre mos e nal dorën hiç, midis sheshit kërset plumi babo”, ka shkruar reperi, derisa dëgjohen qartazi zhurmat e gjuajtjes me armë.
Theksojmë se ky ishte koncerti i fundit nga Don Xhoni për këtë sezon veror.