Në mënyrë të rrejshme shkroi se e ka dërguar postën, pa*ditet postieri nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se SPB Shkup ka parashtruar padi pe*nale ndaj një postieri nga Shkupit, pasi i njëjti, edhe pse nuk e ka dorëzuar dërgesën postare, ka evidentuar se gjoja e ka bërë këtë.
Me këtë, qytetarja e cila është dashur ta pranojë dërgesën e cila ka qenë vërejtje gjyqësore, ka humbur afatin ligjor për të parashtruar ankesë për procesin gjyqësor.

“SPB Shkup ka parashtruar padi pe*nale kundër B.A.(57) nga Shkupi, i punësuar si postier në SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, për shkak të ekzistimit të dy*shimeve bazike për kryerjen e veprës pe*nale “fal*sifikim i dokumentit zyrtar”. B.A. gjatë dorëzimit të dërgesës postare me rekomandim – vërejtje gjyqësore për pagesë të taksës te personi nga Shkupi, nuk e ka dorëzuar dërgesën në vendin dhe datën e caktuar dhe me nënshkrim të tij, në mënyrë të paautorizuar e ka verifikuar pranimin. Në këtë mënyrë, B.A. ka shkaktuar dë*m ndaj të dë*mtuarës, pasi nuk e ka pranuar në kohë vërejtjen për pagesë të taksës për ankesë dhe i ka ikur afati ligjor për parashtrim të ankesës për procesin gjyqësor juridiko-pronësor”, thuhet në njoftimin e MPB-së.