Në Maqedoni ‘tranohen’ pas Erdoganit, mbas tij vjen Merkeli

Qindra qytetarë të Prizrenit sot në qendër të qytetit festuan fitoren e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në zgjedhjet e sotme në Turqi. Qytetarë të shumtë të Prizrenit, të cilët u mblodhën përpara Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren me këngë e sllogana mbështetëse për presidentin Erdoğan festuan fitoren e tij në zgjedhje. ( Sibel Vezaj - Anadolu Agency )

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan gëzon simpati më të madhe nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kancelarja gjermane Angela Merkel është e dyta, ndërsa i treti është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Anketën që e zbatoi agjencia hulumtuese BRIMA, anëtare e Gallup International, me 1210 të anketuar, ballë për ballë, në shtëpinë e të anketuarit, tregon se 60 për qind e të anketuarve në vend janë prononcuar se kanë simpati për presidentin turk Erdogan, i cili është krye të kësaj liste, ndërsa menjëherë prapa tij, gjegjësisht 54 për qind e të anketuarve janë prononcuar për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila në pjesën më të madhe të botës është renditur në vendin e parë.

Nga të anketuarit në vend,47 për qind kanë mendim pozitiv për presidentin rus Putin, 42 për qind për presidentin amerikan Donald Tramp, ndërsa në vendin e fundit është presidenti i Francës, Emaneul Makron për të cilin 21 për qind e të anketuarve kanë dhënë mendim pozitiv dhe 63 për qind janë prononcuar se nuk kanë simpati për të.