Në Maqedoni priten kufizime të reja, ja kur vendos KSI

Sot ose nesër Komisioni për Sëmundje Infektive do të ketë takim të ri për të analizuar gjendjen me të sëmurit me KOVID-19.
Nga ministra e shëndetësisë thonë se është e mundur të propozohen masa të reja më restriktive për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan A1on.

“Takimi do të jetë sot ose më së voni nesër. Nuk e përjashtojmë mundësinë për masa të reja, më restriktive pas analizimit të gjendjes në ditët e fundit. Çfarë masa do të merren qytetarët do të informohen me kohë. Nuk do të ndodhë sot për nesër që të miratohet një masë, do të ketë kohë që ata të përgatiten. Vikend-karantinë dhe mbyllje në afat më të gjatë për momentin nuk parashikohet”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.