Në Maqedoni do të kthehet orari i shkurtuar për kafenetë dhe restorantet?


Javën e kaluar, por edhe gjatë kësaj jave, tregojnë zgjerim të epidemisë Kovid 19 në Maqedoninë e Veriut, dhe kjo mund të jetë shkak për kthim të masave të buta restriktive, thotë epidemiologu Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendrës për shëndet publik-Shkup.

Sipas evidencës, numri i vd ekjeve është tejet i lartë, kurse nuk vërehet ndonjë ulje te numri i të infektuarve të rinj, që tregon se përhapja e virusit nuk po ndalet.

“Situata është serioze. Ne jemi larg shpëtimit nga Kovid 19 dhe kjo ndodh për shkak se nuk respektohen masat.

Për këtë arsye, mund të vendosen masa të reja restriktive të llojit të shkurtimit të kohës së punës në lokale që tani punojnë deri ora 12 ose 1 pas mesnate.

Mund të vendosen restriksione edhe në transportin publik.
Shkollat dhe çerdhet do të punojnë sepse aty pritet të respektohen masat dhe protokollet”, ka deklaruar Stojanov për agjencinë Meta.