Në Maqedoni do të kemi internet më të shpejtë!


Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri dhe Ministri për Financa Fatmir Besimi zhvilluan takim me përfaqësues të Bankës Botërore dhe shefin e misionit të Bankës Botërore në Shkup. MSHIA ka rol kryesor në zhvillimin e aplikacionit për grant për projektin NODE (North Macedonia Digital Economy) për përmirësim të infrastrukturës së internetit në të gjithë territorin e vendit, konekcionet kryespre – magjistralet optike si dhe qasje në rrjet në secilin vendbanim dhe përmirësim të aftësive digjitale të ç’do qytetari.

“Me këtë, në vitet në vijim do krijojmë kushtet për internet më të shpejtë në të gjitha amviseritë, shkolla, institucione, etj., dhe çmime më të ulëta për konsumatorin.

Në takim u prezantua analiza cost-benefit, me çka vërtetohet nevoja për këtë investim, e cila në afat të të gjatë do të ketë ndikim në rritjen e aktivitetit ekonomik, rritje në prodhimin bruto vendor, si dhe do përmirësojë aftësitë digjitale të popullsisë në vend, me çka bëhemi më konkurues në tregun e punës.
Për një periudhë të shkurtë kohore presim që të dakordohemi për çështjet teknike, dhe gjatë këtij viti të fillojmë me realizimin e këtij projekti”, shkruan ministri Shaqiri në Facebook.