Tetova është mbuluar nga bora të shtunën në mëngjes ,ndërsa situata është ndryshe në zonat e Malësisë ku trashësia e saj ka arritur rreth një metër.
Këto rreshje intensive janë duke vazhduar ndërsa sipas i formacioneve në Kodrën e Diellit në Tetovë trashësia e borës ka mbërrijë në 85 centimetra, derisa në Mavrovë dhe Lazaropole është 26 centimetra.
Sipas Entit Hidrometeorologjik, në Kodrën e Diellit janë regjistruar temperature të ulta deri -6 gradë Celsius, derisa më pas vijojnë Lazaropole, Mavrova me -2 gradë, -1 gradë është regjistruar në Krushevë, Ohër, Pretor, Shkup, Prilep dhe Berovë, etj.
Edhe gjatë ditës së sotme priten reshje intensive të borës. Ndërsa në pjesët e larta malore do të ketë reshje të borës. Në Shkup gjatë tërë ditës do të ketë mot me vranësira dhe me reshje të shiut. Temperaturat maksimale do të jenë 5 gradë Celsius.