Në ‘luftë’ prej ditësh me Covid-19, mjeku kardiolog njofton: Pipero është nisur në ITALI për kurim

Mjeku i njohur kardiolog Petrit Vargu ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon se mjeku Pëllumb Pipero është dërguar për kurim në Itali.
Kujtojmë se Pipero u infektua me koronavirus, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Vargu i ka uruar Piperos shërim të shpejtë, por ka ironizuar kolegët, të cilët deri dje shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.
Ai ka bërë thirrje që të mos keq informojnë publikun, pasi sëmundja është e rëndë dhe jo të gjithë kanë mundësinë që të kurohen jashtë infektohen.

Postimi i plotë i Vargut:
Profesor Pipero paska shkuar ne Itali per kurim? Si ka mundesi? Kjo semundje kalon vetem me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjeke te orientuar sic duhej, qe mjekimi i kesaj semundjeje te mos rendonte rimbursimin e sigurimeve shendetesore.

Mos disinformoni popullin! Kjo eshte eshte nje semundje e panjohur dhe e pabese. Jo te gjithe i kane mundesite te kurohen jashte, kur gjendja rendohet. Mesataret e fakultetit mund te fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj sherim te shpejte!