Në vazhdën e përpla sjes në Mesdhe dhe deklaratave sfiduese, presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili është një nga aleatët kryesor të Greqisë, tha se evropianët duhet të jenë të qartë dhe të vendosur jo përpara popullit turk, por përpara qeverisë së Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Qeveria turke po përfshihet në “sjellje të papranueshme” duke kërkuar pë gaz në ujërat e pretenduara nga Qipro dhe Greqia, si dhe “provokime të tjera”.
Macron theksoi: Ne kemi nevojë për të marrë një pozicion të përbashkët kur bëhet fjalë për Turqinë. Na duhet një politikë e përbashkët evropiane kur bëhet fjalë për energjinë dhe çështjet strategjike. Këto çështje nuk duhet t’i lihet vetëm NATO-s. Një pozicion i fortë i vendeve evropiane është i nevojshëm për këto çështje. Turqia nuk është më një partner në rajon.
Presidenti francez shtoi se Turqia injoron të drejtat greke dhe se marrëveshjet e papranueshme janë nënshkruar me qeverinë libiane. Ndërkohë Turqia iu kundërpërgjigj presidentit francez me një deklaratë nga Ministria e Jashtme, që e quajti Macron “arrogant” dhe i kujtoi se po kthehet në “reflekset e vjetra koloniale”. Macron nuk është në gjendje të marrë vendime mbi zonat detare, tha Ministria në Ankara, duke shtuar se Franca duhet të favorizojë pajtimin dhe dialogun në vend.
Qëndrimi individual dhe nacionalist i Macron inkurajon tensionin dhe vë në rrezik interesat kryesore të Evropës dhe BE, thuhej më tej në deklaratë.