Në Lipjan u kundërshtua prot*esta e veteranëve

Prot*esta e OVL-së së UÇK-së kun*dër aktak*uzave të ngritura nga Prokuroria në Hagë ndaj dy ish-liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, është mbajtur edhe në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan. Mirëpo kjo pro*testë në kohë të pandemisë është kund*ërshtuar nga Ramiz Qeriqi, ish-komandant i batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, njëherësh asamblist i AAK-së në Lipjan.

Sipas tij, në këtë pro*testë po marrin pjesë edhe veteranë të rrejshëm, të cilët u emëruan nga ata që patën interesa personale. Qeriqi tha se ish-kolegët e tij kanë ndërtuar pallate me para të qytetarëve, andaj është dashur të themelohej edhe një gjykatë për pastrimin e haj*nisë që nga paslu*fta, komentoi ai.

Në anën tjetër, Ali Mejzinolli, kryetar i OVL-së në Lipjan, tha se nuk mund ta njollosë askush luf*tën e pastër të UÇK-së.

Këtë pro*testë e ka mbështetur edhe Shoqata e të Burgosurve Politikë.

Ndërkohë, një grup i asamblistëve kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për ta mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Lipjan për t’i kundërshtuar akta*kuzat e ngritura ndaj ish-liderëve të UÇK-së.