Në Lipjan dyshohet se babai vrau të birin, gruan, më pas edhe veten

Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.
Klankosova.tv mëson nga burimet e saja se babai e ka vrarë të birin i cili ishte me të meta mentale dhe gruan e tij e më pas edhe veten.

Për vdekjen e tre personave, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.

(Ativan)