Në Likovë janë organizuar lojëra të fatit pa licencë


Një banor tridhjetë e shtatë vjeçar nga shati Çerkez i Kumanovës me iniciale M.A. pa licencë ka organizuar lojëra argëtuese dhe lojëra fati në një objekt në fshatin Orizare në komunën e Likovës. Me shumën e papaguar, në bazë të asaj ka dëmtuar Buxhetin e RM-së për 6,457.500 denarë.

Kundër M.A policia ka ngritur padi penale për shkak të dyshimit për akt të kryer “mospagesë të tatimeve” dhe “organizimin e lojërave të fatit pa licencë, gjegjësisht leje nga organet kompetente”, ndërsa kundër S.A (27) nga fshat Çerkez për “ndihmë”, ndërsa në lidhje me “organizimin e lojërave të fatit pa licencë gjegjësisht leje nga organet kompetente” nga Ligji për lojërat e fatit dhe lojëra argëtuese.

“Më 25 prill të këtij viti në fshatin Orizare, Likovë, shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të një objekti pa firmë, pronësi e F.D., kanë zbuluar të dyshuarin M.A. duke organizuar lojëra argëtuese dhe lojëra të fatit, pa pasur licencë të duhur, gjegjësisht leje nga organet kompetente, me çka i është shmangur pagesave për marrjen e licencës me vlerë prej 6.457.500 denarë, dhe për atë shumë ka dëmtuar Buxhetin e RM-së”, shkruan Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt.