Në librin e Koenit presidenti Tramp është përshkruar si racist i cili është i admiruar nga Putini

Në librin e tij i cili del në shitje të martën, Majkël Koen, ish-avokat personal i presidentit të SHBA-së, mes tjerash tregon edhe për admirimin e Donald Trampit nga stili i qeverisjes së presidentit rus Vlladimir Putin dhe për marrëdhënien e tij nënçmuese ndaj pakicave, veçanërisht afroamerikanëve.

Koen shkruan se arsyeja pse Trampi admirohet nga Putini është “më e thjeshtë sesa që mendojnë kritikët tjerë”. Sipas ish-avokatit të presidentit, Trampi ishte i kënaqur që Putini “e ka marrë tërë vendin dhe udhëheq me të si me kompaninë e tij personale – në esencë njëjtë si (Donald Trampi që udhëheq) ,e Trump Organization”.

Sipas Koen edhe një arsye për admirimin e Trampit nga Putini – është dashuria e Trampit ndaj parave. Presidenti amerikan e ka konsiderua si presidentin rus si njeriu më i pasur në botë.

Ai thekson se në vitin 2016 gjatë fushatës, Tramp i ka nënçmuar pakicat, duke thënë për ta “nuk janë njerëzit e mi”. “Asnjëherë nuk do ta marrë votën e amerikanëvejugorë. Si ata me ngjyrë, janë shumë budallenj për të votuar për Trampin”.

Sipas librit, Tramp ka shprehur urrejtje obsesive ndaj Barak Obamës dhe ka menduar se arsyeja e vetme për regjistrimin e ish-presidentit të SHBA-së në Universitetin Kolumbia dhe fakultetin e përfunduar juridik në Haruard janë “procedura të lidhura me diskriminimin pozitiv”.

Sipas Koen, Trampi ka pasur “mendim të ulët për tërë popullin me ngjyrë” duke pohuar se Trampi njëherë gjatë një bisede për Obamën ka thënë “më tregoni një vend i udhëhequr nga një person me ngjyrë i cili është i ndyrë dhe jo i bukur. Ata të gjithë janë si nevojtarë”.

Libri zbulon se shefi i shtetit ishte i njohur se e ka paguar porno yllin Stormi Denills të heshtë për marrëdhëniet e tyre.

Koen ka punuar si avokat i Trampit nga viti 2007. Në vitin 2018 ai është dënuar në tre vjet burg për shkak të shmangies së tatimeve, shkeljes së rregullave për financimin e fushatave parazgjedhore dhe malverzime financiare. Për momentin dënimi me burg i është zëvendësuar me arrest shtëpiak për shkak të pandemisë së koronavirusit.