Ramush Haradinaj është zgjedhur sërish në krye të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ai u zgjodh të dielen në Kuvendin e nëntë zgjedhur të AAK-së.
Lulëzim Blaka nga departamenti për informim dhe marrëdhënie me publikun në AAK tha në total ishin 528 delegatë që kanë marrë pjesë në votim, ku prej tyre 518 vota ishin pro, 2 kundër, 3 abstenime dhe 5 të pavlefshme. Ndërkohë, po vazhdon numërimi i votave për këshillin e përgjithshëm të AAK-së.