Në Kuvend ka grup ndërpartiak për LGBT – asnjë deputet shqiptar

Sot në Shkup mbahet parada e krenarisë së komunitetit LGBT.
Është e dyta herë që mbahet kjo paradë, ndërkaq vitin e kaluar, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është formuar një grup ndërpartiak që ka për qëllim avancimin e këtij komunitetit dhe realizimit të drejtave të tyre.

Pjesë e këtij grupi, janë deputetë të partive të ndryshme, por kryesisht maqedonase, pasi anëtarë nuk ka asnjë deputet shqiptar.
Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur mbështetjen e tij dhe të Qeverisë për komunitetin LGBT, duke vlerësuar se askush nuk mund të jetë i lirë, derisa nuk lirohet secili individ në shoqëri.

“E ndaj qëndrimin se askush nuk është i lirë derisa çdonjëri nuk lirohet, për shkak se angazhimi ynë për “Një shoqëri për të gjithë”, do të realizohet në tërësi kur çdo zë do të dëgjohet dhe më e rëndësishmja nga të gjitha – të pranohet njëjtë i rëndësishëm me të gjithë të tjerët”, shkroi mes të tjerash Zaevi.