Në Kumanovë zbarkon ushtria në lu*ftën kundër zj*arreve


Në Komunën e Nagoriçit të Vjetër afër Kumanovës, vatrat e djeshme të zj*arrit janë vënë nën kontroll. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy zj*arre të reja, të cilat sipas kryetares së Nagoriçit, Zhaklina Jovanovska rre*zikojnë përhapjen e pakontrolluar. Jovanovska kërkon ndërhyrjen e autoriteteve.

“Të gjitha zjarret janë neutralizuar përveç dy zj*arreve të reja që po i shihni në prapavijë. Presim ndihmën e shtetit dhe ardhjen e helikopterëve të cilët për momentin janë të gatshëm të aterojnë me qëllim stabilizimin e gjendjes që të mos dalë nga kontrolli. Në pjesën kur vini nga Kokino keni parë se i gjithë mali është bërë shkrumb e hi.

Në këtë pjesë pishat janë akoma të shëndosha. Zj*arret e treta rre*zikojnë të zgjerohen nga ky lokacion. Do të jetë në pjesa në fshatin Bajllovcë deri në Komunën e Rankovcit”– DEKLAROI Zhaklina Jovanovska, Kryetare e Nagoriçit të Vjetër. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska paralajmëroi ndihmën edhe nga Sllovenia. Pas urdhrit të Presidentit, Shekerinska deklaroi se 1.200 ushtarë janë në gatishmëri për të ndërhyrë në vatrat e zj*arrit.

“Mbi 1.200 ushtarë janë të gatshëm të intervenojmë. Jemi të pranishëm në 13 lokacione. Jemi të gatshëm të intervenojmë edhe në ndërhyrjet nga ajri dhe në terren ku lu*fta është më e ash*për. Që në mëngjes, pas paralajmërimeve për ndihmë nga Bullgaria dhe Serbia, tani kemi paralajmërime për ndihmë edhe nga Sllovenia”– pohoi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.
Nga zj*arri i aktivizuar një ditë më parë në Nagoriç të Vjetër janë regjistruar kryesisht dë*me në pjesët malore. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale të qytetarëve.