Në Kumanovë rikthehet transporti publik

Qeveria në seancën e sotme e pranoi propozimin për normalizimin e transportit publik urban dhe ndërkombëtar nga dhe jashtë Kumanovës, bëri të ditur kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook.

Në këtë seancë, siç informon ai, është pranuar edhe propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin udhëtarët nga jashtë të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të periudhës kohore prej 21 ditëve apo 14 ditë në karantinë shtetërore të detyrueshme, tashmë nuk do të jenë në vetizolim shtëpiak shtesë.