“Në Kosovë të pranohet kombi musliman, t’i shohim sa përqind janë”

“Temë artificiale në lidhje me “shaminë”
Ligji i Kuranit është mbulesa, e jo shamia, është ligj si për meshkuj ashtu edhe për femra.
Shamia as nuk lejohet, as nuk ndalohet, është stil i veshjes. Në rastin e Kosovës, pas shamisë ështe agjenda politike me dëmtuar interesin e të dy palëve në favor të armiqëve të Kosovës.
Ajo që duhet bëj Kosova, mendjet e ndritura, përfaqësuesit politik të saj, qeveria, është ta pranoj ekzistecën e kombit musliman në Kosovë, të shohin ligjet dhe Kushtetutën e saj për një regjistrim të mundshëm parakohe në Kosovë.

Pra, muslimanizmi të futet në kategorin e kombit. Le të shohim se sa janë me përqindje dhe në kuadër të Kushtëtutës, tu garantohen të drejtat të gjithëve, e jo të thirren ne emër të të gjithë.
Nuk mund të jesh edhe shqiptar, edhe musliman, edhe shqiptar edhe katolik, edhe shqiptar edhe ortodoks.

Kështu si kanë nisur punët, ky debat mund të sjellë greminë të madhe për interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës!

Kampanja që zhvillohet për shami, sharjet, ofendimet që ju bëhen shqiptarëve, ju vijnë prej katër qendrave: dy në Maqedoni, një në Kosove dhe një në Perendim!!!”