Në Kosovë personi që lidh martesë tjetër derisa është i martuar, dënohet me kaq vjet bu*rg

Çdo person që lidh martesë tjetër derisa është i martuar, dënohet me bu*rgim deri në një vit në Kosovë.
Në Kodin Penal të Kosovës, në veprat penale kundër martesës dhe familjes, Neni 237 tregon saktësisht se çfarë ndodh me personat që kryejnë veprën ‘Bigamia’.
Bigami në shqip i bie martesa me dy gra njëkohësisht.

Saktësisht në Kodin Nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, thotë se kushdo që lidh martesë tjetër derisa është i martuar, dënohet me bu*rgim deri në një (1) vit.
Në nenin 237 pika e dytë thotë se kushdo që lidh martesë me personin për të cilin e di se është i martuar, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.

“Nëse pas kryerjes së veprës penale nga ky nen, martesa e mëparshme nuk është më e vlefshme, është prishur ose është ndërprerë, ndjekja penale për veprën nga ky nen nuk fillohet, e nëse ndjekja është filluar duhet të ndërpritet”, thuhet në Kodin Penal.