Në Kosovë fillojnë të shiten online maska Chanel, Louis Vuitton dhe Gucci: 14 euro kushtojnë tri copa

Dyqani i veshjeve online në Kosovë, i quajtur ‘Flokë, Veshje, Makeup, Unike’, ka filluar që të shesë maska për t’i vendosur në fytyrë që njerëzit të mbrohen nga COVID-19. Dizajni i tyre është interesant pasi që mbi to ka dizajne të firmave ‘Chanel’, ‘Louis Vuitton’ dhe ‘Gucci’.

Koronavirusi është virusi që është shpërndarë në tërë globin dhe deri më tani ka prekur mbi 200 mijë njerëz në tërë botën.

Nga ky virus kanë vdekur mbi 8 mijë persona, ku numri më i madh i tyre është shënuar në Kinë dhe në Itali.

Edhe në Kosovë është paraqitur ky virus, ku 19 persona kanë dalë pozitiv dhe deri më tani nuk ka asnjë viktimë.

Shumë qytetarë kanë vendosur që të blejnë maska për të u mbrojtur nga COVID-19 dhe që në disa qytete ka pasur edhe mungesë të tyre.

Dyqani online ‘Flokë, Veshje, Makeup, Unike’, ka shfrytëzuar këtë situatë duke shitur 3 maska me dizajne të firmave të njohur botërore, për 14 euro.

Në shpalljen e tyre thuhet se ato nuk mund të ndahen, por nëse ndahen kushtojnë më shumë dhe se nuk ja vlen të ndahen.

Më poshtë mund ta shihni edhe shpalljen e shitjes së tyre shkruan Gazeta Metro.