Në Komunën e Likovës u shënua 20-vjetori i fillimit të lu*ftimeve të UÇK-së

20 vjet nga fillimi i lu*ftimeve në Komunën e Likovës. Për homazhe tek varrezat e dëshmorëve, pas shumë viteve erdhi edhe kreu i integristëve Ali Ahmeti. Por pavarësisht kësaj, banorët shprehen të zhgënjyer me gjendjen e paslu*ftës. Ata thonë se dy dekada BDI-ja si parti e dalë nga konflikti i ar*matosur, përkundër premtimeve, nuk ka zgjidhur çështjen më të ndjeshme të ushtarëve, atë të statusit, por edhe kërkesat elementare për jetë më të mirë. Thonë se në mungesë të perspektivës shumë të rinj po br*aktisin vendlindjen.

Banor
“As për të pasur, kurrë hiç. Me këto politikanë që i kemi a? As për tu zgjidhur bilës jo. Me këtë Qeveri që e kemi e me këto parti tona shqiptare që i kemi as kurrë për tu zgjidhur bilës. Ku janë politikanët tonë, ku janë tu i shfrytëzuar, veç për xhepin e vetë, për popull as që u interesojnë hiç, hiç. Mos shko më larg, ku e kemi rininë, ku ka ikur rinia, për çfarë aspekti ka ikur. Për shkak të kushteve të ekonomisë, nuk ka as ekonomi as asgjë”

Banor
“Kemi pasur që 20 vite edhe asgjë nuk është bërë deri më tani. Jo asgjë nuk është bërë”
Ylber Osmani, familjar i dëshmorit Remzi Osmani, tek shtëpitë e të cilëve UÇK ka pasur edhe shtab, thotë se deri më sot kanë marrë vetëm premtime, por nuk kanë fituar asnjë privilegj nga shteti.
“Veç për zgjedhje vijnë, për kështu jo. Do të thotë kur është vendosur në vitin 2010 pllaka edhe më nuk kanë ardhur që atëherë, as Ali Ahmeti- tha Ylber Osmani, familjar i dëshmorit Remzi Osmani.

Për dallim nga mos zgjidhja e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, Ligji për Branitellat, u miratua një vit pas përfundimit të lu*ftës. I njëjti garanton shumë të drejta branitellave dhe familjarëve të tyre në të gjitha fushat, shëndetësi, arsim, punësim e pensione.