LETËR PUBLIKE (Banoret e Lubotenit)
Në Komunë e Butelit po bëhet “masakër” ndaj çdo gjëje shqiptare! 🇦🇱
Të nderuar qytetarë kudo që jeni, nuk duam të merremi me politik, por jemi n’zor të madh.
Kryetari i Komunës së Butelit që nga ardhja e tij në krye të komunës vazhdimisht po ndërmer aksione kundër shqiptarëve.
Ja se për çfarë po flasim:
1. Ky person sot tregon me krenari se ka kërkuar zyrtarisht që të gjitha 38 rrugëve që morrën emra shqiptarësh t’u rikthehen emrat e vjetër.
2. Ky person e ka shfaros përdorimin e gjuhës shqipe nga komuna, pas 3 viteve përdorim të rregullt të saj në këtë institucion. Ky këtë e ka bërë në mënyrën më nacionaliste dhe më të poshtër duke i fshirë dy faqet zyrtare ku shkruhej edhe shqip, atë zyrtare në Fejsbuk dhe atë zyrtare në internet, si dhe duke krijuar faqe të reja por vetëm në gjuhën maqedone.
3. Ky person edhe pse për nga numri i banorëve në Butel jetojnë zyrtarisht 37% shqiptar (jozyrtarisht më shumë), bëri “masakër” aty duke i larguar mbi 70% të punësuarve shqiptar. Dhe i zëvendësoi ato me dostat e tij maqedonas, që i paraqet si shqiptar sa për t’i zënë vendet e punës. Kështu ky shkon drejt qëllimit të tij, drejt vitit para 2017 kur në këtë komunë të punësuarit shqiptar numëroheshin me gishtat e njërës dorë.
4. Ky person në shkollat fillore me shumic shqiptare ka vendosur drejtor jo shqiptar. Ndërsa në ato shkolla klasat me nxënës shqiptar mbi 30, ndërsa të palës tjeter më pak se 20. Paralele të reja shqipe? S’bëhet fjalë.
5. Ky person edhe pse të parapara në planin urbanistik ka ndërprer ndërtimet, pasi që ka frikë se komuna mos të mbushet me shqiptarë.
Investimet ku jetojnë shqiptarët mbajnë shuma qesharake. Ndërsa në Luboten janë bërë te shërbëtorët të tij. Po salla ku është? – Asnjë projekt serioz te shqiptarët. Jo vetëm kaq, ky person as nuk e përfill kryetarin e fshatit të cilin e kanë zgjedhur banorët e fshatit me vota të drejtëpërdrejta. Ky nuk po ndalet. Ky i shpartalloi shitësit shqiptar që mbanin familjet me ushqim në komunë. E çuditshme këtë person pos me disa shërbëtor të tij s’mund ta shohësh thuajse kurrë duke pirë kafe me shqiptar. Normal, s’mund t’pijsh kafe ditën me shqiptar e masdite me dostin e tij, kriminelin dhe vrqsësin tarçullovskin 🤮.
Ky… Ky… Ky… Sa të duash pika anti shqiptare për këtë person të sëmurë dhe të mbushur me urrejtje kundër shqiptarëve.
Por pse e gjithë kjo heshtje? Ku janë këshilltarët shqiptar? Çfarë po ndodh aty brenda komunës?
Bëni diçka o burra. Bëni diçka.
Ali Ahmeti Artan Grubi Izet Mexhiti Afrim Gashi
Arben Taravari Bilall Kasami
Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI Aleanca për Shqiptarët Lëvizja BESA
U.S. Embassy North Macedonia
T.C. Üsküp Büyükelçiliği
British Embassy Skopje
German Embassy Skopje
Ambasada e Republikës së Kosovës
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup