Në kohën e krizës energjetike komuna e Tearcës me plan për të prodhuar bioenergji


Në Tearcë me ndihmën e Italisë do të prodhohet Bioenergji, Neziri gjen mbështetjen e një komune ttë Italisë

Nevrij Ademi
KryetarI komunës së Tearcës Nuhi Neziri sot në hapsirat e komunës që ai drejton priti në takim delegacionin nga një komunë e provincës së Beneventos në Itali me të cilën nënshkruajtën memorandum bashkëpunimi që Tearcës do ti sjell investime dhe një të ardhme më të mirë. Pjesë të delegacionit ishin ambientalist inxhinier dhe biznesmen të kryesuar nga kryetari I komunës së Foyano di val fortore Giuseppe Antonio Ruggero Temë diskutimi në këtë takim I cili vjen fillë pas takimit që delegacioni I komunës së Tearcës pati në po të njejtën komunë në Itali ishin investimet në bio energji dhe për një të ardhme të gjelbërt të komunës së Tearcës. Neziri para mediave foli për investimet konkrete duke nënvizuar që do të përgatitet një studim për të parë mundësin e instalimit të mullinjëve të erës në zonën e kësaj komune

E rëndësishme është që do të bëjm një studim I cili do të përfshi të gjithë rajonin tonë që në një të ardhme të afërt të kemi mundësi për të investuar në bioenergji në këto momente kur situata me krizën energjetike globale është në një fazë të rëndë dhe kritike. Ne do të duhet që të kemi një pasqyrë që sa ne mund të përballojmë një investim kapital që do ti sjell komunës dhe qytetarëve përfitime të mëdha si ekonomike edhe natyrore tha Nuhi Nezirri Kryetar I Komunës së Tearcës.

Giuseppe Antonio Ruggero i ofroi Nezirit dorën e bashkpunimit në të gjitha sferat dhe premtoi që në një të ardhme të afërt diku në teritorin e komunës së Tearcës do të ketë mullinj të erës që do të prodhojnë energji elektrike. Duke ndarë përvojën e tij të një komune të vogël thuajse si komuna e Tearcës ai tha se dicka e tillë në fillim mund të duket e pa mundur por do të dëshmohet se realizimi I saj do të jetë dicka shumë e mirë për Tearcën dhe të gjithë rajonin e pollogut.

Jam shumë I gëzuar që pas vizitës së Kryetarit Neziri sot ai si nikoqir na priti në vendin e tij dhe kemi ardhur me një delegacion I cili ndajti përvojën e tij në lidhje me investimet në prodhimin e energjisë, më pëlqen interesimi dhe mikëpritja e kryetarit dhe në momentin e parë kemi parë mundësit e mëdha që I ofron komuna e Tearcës. Këtu jemi për të filluar projekte që do të zgjasin shumë pr që do të bëjn shkëmbim të kulturës që ti njohim komunat tona që janë shumë të ndryshme por edhe shumë të afërta që sëbashku të mund ti përmisojnë kushtet dhe cilësinë e jetesës për të bërë një jetesë më të mirë për qytetarët. Para se gjithash ne duhet të fillojmë të dimë kapacitetin ral që e ofron kjo komunë dhe idea jonë është që të bëjmë një tearcë të gjelbërt dhe ti bëjmë edhe më efikase sistemet funksionale të energjisë elektrike dhe të filloi prodhimi I energjisë elektrike nga prodhime të ndryshme duke filluar nga ajo bio. Dhe kjo do të thotë që ne do ti ndihmojmë Nezirit që ti arijë të gjitha idetë dhe qëllimet që ai I ka dhe në një të ardhme të afërt Do të ketë Bio energji në Tearcë. Tha Giuseppe Antonio Ruggero kryetari I komunës së Foyano di val fortore

Në memorandumin e nënshkruar për bashkpunim është paraparë që projektet dhe idetë që u shtruan në tavolinë të fillojnë për një afat të shkurtër kohor.