Në Kërçovë u nënshkrua memorandum bashkëpunimi midis Sindikatës së policisë dhe avokates Hamdije Ademi Tafa

Sot në Kërçovë, Sindikata e policisë së Maqedonisë dhe avokatja Hamdije Ademi Tafa nga Kerçova, nënshkruan një memorandim për bashkëpunim reciprok.

Pas nënshkrimit të memorandumit kryetari i Sindikatës së Maqedonise, Marjan Kicev tha se policia e Maqedonisë me memorandumin e sotëm do të ketë ndihmë juridike falas në të gjitha procedurat.

Avokatja Hamdije Ademi Tafa do të jetë perfaqësuesja ekzkluzive në ketë fushë, nuk do të duhet të kemi avokat tjeter.